Pas PD edhe Unioni i Gjyqtarëve, dërgon “Vettingun” në Gjykatën Kushtetuese
Ligji i vettingut konsiderohet si prej më të rëndësishmëve për zbatimin e reformës në drejtësi. Por, Partia Demokratke, e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese dhe ka dalë kundër ligjit të Vettingut. Sot, edhe Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë, del kundër ligjit të Vettingut, të asaj cfarë përmban.
Vendimi është zbuluar pasi përmes një letre drejtuar Gjykatës Kushtetuese, Unioni kërkon të jetë palë në shqyrtimin e kërkesës së deputetëve për deklarimin e papajtueshëm me Kushtetutën të ligjit për Rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve të Republikës së Shqipërisë dhe pezullimin e ligjit të miratuar më 22 korrik 2016.
Unioni i Gjyqtarëve kërkon të behet pjesë në seancën ku Kushtetuesja do të shprehet për padinë e bërë nga Partia Demokratike po për të njëjtin objekt, antikushtetueshmërinë e vetingut.
Kërkesa e Unionit të Gjyqtarve është depozituar sot në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa është firmosur nga kreu i unionit, Gerd Hoxha.
KOHA JONË SONDAZH

