Pas polemikave, KQZ vendos: Posterat që nuk përmbushin kriteret, do të hiqen

Pas një debati për posterat për zgjhdjet lokale, këtë të mërkurë Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi u ka bërë të qartë të gjitha partive politike se do të heqë nga rrugët e qyteteve të gjitha posterat për fushatën elektorale që nuk kanë mbishkrimin “prodhuar në përgjegjësinë ligjore dhe emrin e subjektit”.

“Ne do të urdhërojmë të hiqen të gjitha materialet propagandistike të kujtdo subjekti zgjedhor, të cilat nuk kanë mbishkrimin prodhuar në përgjegjësinë ligjore dhe emrin e subjektit. Do urdhërohet policia bashkiake dhe policia e shtetit që t’i heqë këto materiale, kjo vlen për të 61 bashkitë dhe vlen për të gjitha subjektet. Do duhet që deri në orën 24:00 të së premtes, duhet të kemi informacion nga drejtuesit respektivë të policisë bashkiake dhe asaj të shtetit në zbatim të këtij vendimi”, tha Celibashi.

Në rrugët e qyteteve, mes tyre edhe Tirana, janë mbushur me postera të kandidatëve për zgjedhjet vendore të 14 majit, megjithatë, theksojmë se vendosja e tyre është rregulluar me ligj dhe nuk mund të vendosen “sipas dëshirës”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?