FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pas protestës së PD, Rama shtrohet për drekë në Vlorë, fermeri: Kam qejf t’i pimë një dolli kryeministrit

Pas Apollonisë, kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Vlorës ku është shtruar për drekë me bujq e fermerë. Ai ka folur për arritjet në bujqësi, ndërsa mikpritësit e kanë vlerësuar dhe uruar.

Një prej banorëve në nisje të drekës ka kërkuar të ngrejë një dolli për kryeministrin. “Kam qejf t’i pimë një dolli kryeministrit”, tha ai.

Nga ana tjetër Rama ka pranuar por tha se ai vetë nuk pi sepse po e shohin në televizor.
“Të ma pish pse të mos ma pish. Unë nuk pi tani se jam dhe në televizorin tim, po lëre tani se e shohin në televizor”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

E me gjithë këmbënguljen e të zotëve të shtëpisë, Rama nuk ka pranuar të pijë alkool. “Një gotë do ta pimë me zor”, i ka thënë kryeministrit një fermer. “Unë nuk pi”, ia ktheu Rama, duke tokur gotat me pije joalkoolike.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?