Pas qëndrimeve të forta, sulme të orkestruara nga Kosova mbi faqen e Ramës

Kundërshtarët e kryeministrit Edi Rama, këtej dhe andej kufirit duket se nuk njohin limite kur vjen puna tek inatet dhe mllefi ndaj tij.

Pas reagimit të gjatë të kreut të shtetit shqiptar, Rama ku sqaronte takimin me sportistet nga Kosova, Ballkanin e Hapur dhe qëndrimin e tij në lidhje me shtetin e Kosovës brenda dhe jashtë kufijve ka patur një “lumë” reagimesh në rrjete sociale.

Kundërshtarët në Kosovë kanë filluar sulmin, në mungesë të bërjes së politikës së mirëqenë dhe asnjë projekti serioz kanë shkuar deri në veprime qesharake prej njerëzish të vegjël, duke paguar facebook që të sulmojnë Ramën.

Kjo vihet re qartë duke iu hedhur një sy reagimeve të inatosura në postimin e Kryeministrit ku dallohen në masë profilet e huaja dhe jorealë. Shuma e paguar për dislike duhet të ketë qënë e majme, deri në qindra dollarë pasi është i shumtë edhe numri i reaguesve ‘fantazmë’ nga Arabia, Malajzia etj…

Natyrisht kjo lloj pagese e bërë për të marrë më shumë ‘dislike’ sesa ‘like’ është veçse një tregues i dobësisë së atyre që nuk pranojnë ta hapin Kosovën por duan ta mbajnë atë të mbyllur. Më poshtë po ju sjellim fotot me profilet e paguara me para që kanë përdorur kundërshtarët e Ramës në Kosovë për ta sulmuar.

Marrë nga /Lexo.al/

SHKARKO APP