Pas sulmeve kibernetike, Irani kërcënon Shqipërinë: Goditje me dronë dhe raketa

Pas morisë me sulme kibernetike në sistemet e të dhënave të shqiptarëve nga hakerat iranianë, tani forcat e Gardës Revolucionare të Iranit kanë kërcënuar me sulme me dronë dhe raketa bazat amerikane në Lindjen e Mesme, Izraelin si edhe Shqipërinë.

Në një video të publikuar së fundmi në aplikacionin Telegram, Garda Revolucionare e Iranit ka vendosur në objektivat e saj edhe kampin e MEK në Manëz të Durrësit duke publikuar edhe foto satelitore të saj.

Po ashtu gjatë videos, paraqiten njëri pas tjetrit objektivat e dronëve dhe raketave të Iranit, ku përfshihen qyteti i Tel Avitit, bazat amerikane në rajonit si edhe kampi i MEK në Manëz. Në fund, iranianët theksojnë se kanë gjithçka nën kontroll dhe se mund të godasin kur të duan, shkruan abc news.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?