FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pas takimeve me Nishanin e Berishën, Basha: Zgjedhje pa opozitën s’ka për të pasur, as sot as pas 100 vitesh

Kreu i PD-së, Lulzim Basha duket se ditën e sotme ia ka kushtuar tërësisht negociatave, një herë në zyrën e Presidentit Bujar Nishani dhe herën tjetër në zyrën e ish liderit historik të së djathtës Sali Berisha.

Me të marrë vesh vendndodhjen e Bashës, gazetarët i janë vënë nga pas dhe kanë mundur të marrin edhe reagimin e tij. Kreu i PD-së ndryshe nga deklaratat e dëgjuara sëfundmi se opozita nuk do marrë pjesë në zgjedhje, sot ka deklaruar që zgjedhjet nuk do të bëhen pa opozitën, duke na bërë të mendojmë se cili është plani i radhës që ka në mendje, pasi kryeministri Rama ishte i prerë në fjalën e tij të sotme, kur tha se zgjedhjet do të zhvilloheshin në 18 qershor.

“Qëndrimin tonë e keni, i djeshmi është i sotmi dhe i nesërmi. Zgjedhje pa opozitën nuk ka për të pasur më në Shqipëri, as sot as pas 100 vitesh. Nuk do ketë zgjedhje të diktuara nga krimi”,- tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pyetje: Mos ka një përpjekje për ta ndryshuar kodin zgjedhor pa opozitën?

Swiss Digital Mobile Reklama

Basha: Ato i bëjnë analistët, qëndrimet tona i keni, është qëndrimi i djeshëm i opozitës, e keni të plotë, i djeshmi është dhe i sotmi dhe i nesërmi

Pyetje: Nëse shkojmë në zgjedhje të parakohshme zoti Basha, ka sinjale nga opozita që mund të digjen të gjitha raundet ?

Basha: Zgjedhje pa opozitën nuk ka për të patur më në Shqipëri, as sot, as këtë vit as pas 10 vitesh as pas 100 vitesh. Gjenerate e re e shqiptarëve nuk do të pranojë rivendosjen e monizmit as në Kavajë as në gjithë Shqipërinë.

Pyetje: Do ti bllokoni zgjedhjet?

Basha: Nuk do të ketë proces votimi monist në kryeqytetin e demokracisë që rrëzoi monizmin nuk do rivendoset monizmi i diktuar nga krimi dhe prej andej në gjithë Shqipërinë. Shqipëria do të çlirohet njëherë e mirë nga krimi. Nuk do të ketë zgjedhje pa opozitën.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?