Pas takimit me ambasadorët, Opozita kërkon mbledhjen e Këshillit Politik

Pas takimit me ambasadorët, Opozita kërkon thirrjen e mbledhjes së Këshillit Politik.

Thirrja e Opozitës

Të nderuar kolegë,

Në vijim të mbledhjes së ditës së hënë, me qëllim gjetjen e konsensusit për kërkesën e Opozitës së Bashkuar, për marrjen e ekspertizës së OSBE/ODIHR, për çështjet që nuk biem dakord në Këshillin Politik, siç parashikohet edhe në Marrëveshjen e 14 Janarit, kërkojmë:

Thirrjen e mbledhjes së Këshillit Politik nesër, e mërkurë, në orën 10:00.

Në këtë mbledhje Opozita e Bashkuar do të prezantojë kërkesën për marrjen e ekspertizës së OSBE/ODIHR. Përsa më lart, mbetemi në pritje të konfirmimit tuaj për mbledhjen e ditës së nesërme.

Oerd Bylykbashi
Petrit Vasili

SHKARKO APP