FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pas takimit me negociatorët, Basha në zyrën e Berishës

Pas takimit me eurodeputeputetin David McAllister në Pallatin e Brigadave, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha rreth orës 21:05 të mbrëmjes i është drejtuar zyrës së ish-kryeministrit Sali Berisha, ku ka zhvilluar një takim disa minutësh me të.

Takimet e zhvilluara gjatë mbrëmjes së sotme në Pallatin e Kongreseve midis përfaqësuesve të Parlamentit Evropian dhe tre liderëve kryesor politik në Shqipëri kanë përfunduar pa sukses.

Partia Demokratike nuk është tërhequr nga kërkesa e saj për qeveri teknike, gjë që mazhoranca e ka kundërshtuar dhe kjo ka bërë që palët të mos gjejnë kompromis për zgjidhjen e krizës politike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Pallatin e Kongreseve, kryeministri Rama dhe kryeparlamentari Meta u takuan me eurodeputetin Fleckenstein, ndërsa Basha zhvilloi takimin veçmas me zv/Presidentin e Partive Popullore Evropiane,  David McAllister.

Swiss Digital Mobile Reklama

LEXONI EDHE:
Negociatorët e BE deklaratë për mediat në orën 23:00

PD: Rama pranoi zgjedhjet me 16 korrik, por jo qeveri teknike

Tre pikat e draftit të negociatorëve?

Basha largohet nga Pallati i Kongreseve

Mesazhet e Ramës dhe Bashës pas takimit me negociatorët

PS flet e para. Braçe: Mazhoranca ka pranuar dokumentin

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?