FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pas takimit me Ramën/ Meta thërret në zyrë dy ministra të LSI, i pranishëm edhe Vasili

akimi prej 45 minutash mes kreut të Kuvendit, Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama, ende nuk ka prodhuar ndonjë zhvillim të ri brenda mazhorancës.

Burime nga dy partitë, PS-LSI janë të rezervuara në dhënien e informacioneve rreth këtij takimi ku mbetet e paqartë nëse Rama ka vijuar apo jo edhe sot insistimin e tij për shkarkimin e ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani.

Mediat pohojnë se fill pas takimit me kryeministrin, kreu i Kuvendit, Ilir Meta ka thirrur në zyrën e tij të paktën tre nga bashkëpunëtorët e tij më të afërt, kreun e grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ministrin e Transporteve, Sokol Dervishaj dhe atë të Integrimit, Klajda Gjosha. Ardhja e tyre ka qenë e menjëhershme, aq sa Gjosha e Rama janë shkëmbyer në shkallët e kryesisë së Kuvendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbledhjen me drejtuesit kryesorë, LSI-ja e kishte parashikuar që dje, ndërsa nuk dihet nëse pjesë e saj do të jetë edhe ministri më shumë i përfolur për t’u shkarkuar, Ylli Manjani, i cili që prej mëngjesit të sotëm ndodhet në zyrën e tij, në Ministrinë e Drejtësisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

/BW

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?