Pas takimit, Ndoka: SHBA e BE qëndrime të ndryshme për krizën. OSBE përgjegjëse për situatën

Kryetari Partisë Demokristiane, Nard Ndoka  pas përfundimit të takimit me ambasadorët e SHBA-së, BE-së dhe OSBE-së deklaroi se vettingu me Ilir Metën në Presidencë ka rënë moralisht.

Sipas tij, zgjedhja e Metës në krye të shtetit ishte një marrëveshje e arritur muaj më parë.

Ndërsa lidhur me bisedën e zhvilluar me diplomatët, kreu i PDK-së theksoi se përfaqësuesit e partive të vogla i theksuan atyre se zgjedhje pa opozitën nuk mund të këtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nard Ndoka tha se nuk mund të ketë zgjidhje pa opozitën, ndërsa Rama duhet të japë dorëheqjen në mënyrë që t’i hapë rrugë zgjedhjeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Zgjedhje nuk ka pa opozitën, ne cekëm pak me ambasadorët edhe pjesën e vettingut, pasi edhe vettingu ka rënë në aspektin e mazhorancës. Këto nuk janë teka të PD, por janë standarde dhe PD i kërkon për të gjitha partitë. Ne gjithashtu shprehëm edhe gabimet që Rama ka bërë, pasi ka caktuar zgjedhje të pjesshme dhe nuk ka caktuar zgjidhje për krizën. E vetmja mënyrë e tij është dorëheqja që mos kalojmë në një krizë më të thellë”- tha Ndoka.

Në komunikimin për mediat, pas përfundimit të takimit me ambasadorët, Ndoka sulmoi ambasadorin e OSBE, Bern Borchardt, se ai është fajtor për këtë situatë.

Ndër të tjera Ndoka u shpreh se kanë diskutar edhe për votimin elektronik, ndërsa u shpreh se ambasadori i OSBE para një viti tha se nuk ka kohë për të. Ndoka tha se po luhet teatër me zgjedhjen e presidentit të ri.

Ndoka: Me zgjedhjen e presidentit të ri besoj se edhe Vetingu ka rënë në aspektin moral të kësaj mazhorance dhe i kërkuam se këto nuk janë kërkesa të PD, por janë standard që edhe PD i kërkon për të gjitha partitë e tjera si garanci për zgjedhjet.

Ndoka: Unë i shpreha edhe ambasadorit të OSBE që ai është përgjegjësi kryesor për këtë krizë për faktin se ai është shprehur publikisht një vit përpara që nuk ka kohë për numërimin elektronik, në një kohë që sot thonë ka kohë. Pra ishte një shprehje e papërgjegjshme e tij për të shtyrë mandatin, që kur ka probleme në Shqipëri mandati i OSBE shtyhet. Pra ja thamë ballasi ambasadorit këtë gafë diplomatike që institucioni i tij ka bërë me zgjedhjet.

Pyetje: Kush ishte qëndrimi i tij?

Ndoka: Aty pati dhe një luhatje mesa vërejtëm ne në aspektin diplomatik. Nuk ka një unifikim mes qëndrimeve të SHBA dhe BE, por ishin ato opinionet tona që ne shprehëm. Kishte edhe një draft për presidentin, megjithëse ai ishte një fakt i kryer, por ambasadori amerikan thoshtë që akoma nuk është votuar, ka hapësira.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?