FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pas tragjedisë Durrësi nis të zbukurohet, befason zv/ministrja: S’ka asgjë të jashtëzakonshme

Tërmeti tragjik ka nxjerrë në pah edhe profilin e zyrtarëve të qeverisë, që deri dje qëndronin në hije. Pas gafave të ish-kryebashkiakes së Durrës, Valbona Sako, zv/ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Ornela Çuçi, befasoi jo pak me deklaratën e saj, gjatë një prononcimi për edicionin e lajmeve në “Top Channel”.

Teksa gazetari e pyet në lidhje me zbukurimet që po vendosen në qytetin e Durrësit dhe se nëse është momenti i duhur pas asaj që ndodhi, sipas zv/ministres kjo është diçka normale dhe aspak e jashtëzakonshme, pasi kjo gjë ndodh në çdo qytet të botës.

”Nuk ka një moment të duhur ose jo të duhur. Ky është momenti, është dita kur të gjithë në botë dekorojnë qytetet e tyre për shkak të festave. E tillë është edhe situata në Durrës, nuk ka asgjë të jashtëzakonshme”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?