Pas vilës së ish-gruas, SPAK sekuestron edhe banesën e partneres së tij në Hamallaj

Pas banesës së ish-bashkëshortes së Arben Ahmetajt në Palasë, SPAK ka sekuestruar edhe vilën e bashkëjetueses së tij në Hamallaj.

Vila e shtetases me iniciale E.H., u kontrollua pak ditë më parë nga BKH.

Gjithashtu gjatë ditës së sotme (24 mars) Prokuroria e Posaçme sekuestroi vilën në Palasë në pronësi të Albina Manckës, ish-gruas së Ahmetajt.

Swiss Digital Desktop Reklama

Urdhri i SPAK është dhënë në kuadër të hetimeve ndaj ish-zv/kryeministrit Ahmetaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ahmetaj ankimoi pak ditë më parë vendimin për kontrollet në banesat e ish gruas dhe partneres së tij duke e cilësuar atë të paligjshëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?