
Kryeministri Edi Rama pas vizitës në Turqi do të shkojë edhe në Greqi. Mediat fqinje, duke iu referuar burimeve diplomatike raportojnë se Rama, do të jetë nesër në Athinë.
Kreu i qeverisë shqiptare do të zhvillojë takime me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis dhe ministrin e Jashtëm Nikos Dendias.
“Protothema”, shkruan se Ministri i Jashtëm Nikos Dendias do të ketë një takim privat në Athinë me Kryeministrin e Shqipërisë.
Më pas, Kryeministri Kyriakos Mitsotakis do të shtrojë një darkë me Kryeministrin shqiptar, ku do të jetë i pranishëm edhe ministri i Jashtëm.
