Paskal Milo: Nacionalizmi nuk është “barkë shpëtimi” për zgjidhjen e problemeve të vendit

Historiani, politikani dhe ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Paskal Milo, ishte i ftuar në studion e emisionit “Top Talk”, ku foli për deklaratat e forta të kryeministrit Edi Rama.

“Nuk është hera e parë që Rama i bën vetes reklamë agresive kur shkon në Kosovë. Rama nuk shquhet për fjalor diplomatik. Është një kryeministër atipik, me karakteristikat e veta, që nuk pyet shumë për rregulla dhe paraqitje protokollare. Këtë gjë bënte edhe si kreu i Bashkisë së Tiranës. Fjalori i tij në Pejë dhe kritikat ndaj komunitetit ndërkombëtar nuk ishin të parat e as do të jenë të fundit sepse shquhet për karakter të fortë. Ky lloj protagonizmi ka të bëjë dhe me atë që Shqipëria gjithmonë e ka mbështetur Kosovën, por vjen natyrshëm sepse Shqipëria është konsideruar si shteti amë nga kosovarët. Shqiptarët e Kosovës i kanë drejtuar sytë nga ne dhe i kanë dhënë të drejtën e përkujdesjes. Disa qëndrime të Ramës, si për çështjen e vizave, Kosova i mirëpriti”, deklaroi Milo.

Milo e cilësoi term të palejueshëm për një kryeministër fjalën “gomar” që përdori për të sulmuar kritikët e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. “Një njeri i politikës nuk duhet të përdorë terma të tilla në adresë të kritikëve. Mendoj që e tejkaloi pozicionin dhe fjalorin politik të një kryeministri”, theksoi Milo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në lidhje me mbledhjet e dy qeverive, Milo u shpreh se këto takime “jo gjithnjë kanë provuar efekte konkrete apo kanë shënuar hapa përpara në intensifikimin e marrëdhënieve mes dy vendeve”. “Shpesh janë cilësuar vetëm si dekor politik për të qetësuar ujra që qarkullojnë brenda ekipeve respektive apo për të hequr vëmendjen ndaj ngjarjeve të politikës së brendshme”, shpjegoi Milo.

Swiss Digital Mobile Reklama

Paskal Milo u pyet në emisionin “Top Talk” nëse kryeministri Edi Rama po përdor kartën nacionaliste për të shmangur vëmendjen nga problemet e brendshme. Milo theksoi se “nacionalist i mirë dhe patriot i mirë është ai që zgjidh problemet themelore që ka kombi i tij”.

“Nuk janë parrullat dhe strategjitë nacionaliste barka e shpëtimit për zgjidhjen e problemeve në vend sepse jemi në një botë bashkëkohore që po shkon drejt globalizmit”, theksoi Paskal Milo.

Më tej, Milo shpjegoi se “gjuha e ashpër e Ramës është karakteristikë e sjelljes dhe formimit të tij, por nuk është e pamenduar”.

Por, sipas tij, “shfaqjet dhe qëndrimet kritike të tij (Ramës) dhe mënyra se si i artikulon kudo ku është, nuk ndihmojnë, përkundrazi, krijojnë idenë se kryeministri i Shqipërisë është kryeministri i një vendi të vogël që pretendon shumë dhe nuk ndihmojnë për ta parë Shqipërinë në një dritë realiste”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?