FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pasojat nga ndeshja, Brataj: Spitalet dhe ekipet mjekësore në gatishmëri

Pas përplasjeve mbrëmjen e së martës, ku mbetën të plagosur 30 persona, 20 prej të cilëve policë, urgjencat janë në gatishmëri që nga terreni deri në spitale.

Aktualisht të gjithë të lënduarit kanë lënë spitalin, ndërsa kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj thotë se janë trajnuar edhe për orët e vështira në vijim.

“Është një festë dhe nuk kemi pse ta bëjmë tragjedi. Në të gjitha vendet ka pasur raste të tilla. Ne kemi një plan dhe është i njëjti nga dje. Brenda stadiumit, në momentin e ndeshjes, është më e thjeshtë. Ne kemi ekipet në gatishmëri totale”, tha Brataj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?