Patozi: A është e vërtetë që Shehaj u dorëhoq? Do ishte dështim. Përgjigja e Ahmetaj shkakton të qeshura në sallë

Në seancën e sotme nuk kanë munguar batutat dhe të qeshurat. Shkak për këtë është bërë një pyetje e deputetit demokrat Astrit Patozi drejtuar ministrit të Financave Arben Ahmetaj. Shqetësimi i shprehur nga deputeti Patozi kishte të bënte me largimin e zv.ministres së Ekonomisë nga detyra një ditë më parë.

Por ironia në pyetjen e tij, duke thënë se ky do ishte një dështim për financat e vendit, shkaktoi të qeshura në seancë.

Të qeshura të cilat pasuan edhe në përgjigjen e ministrit Arben Ahmetaj, i cili ndonëse tha se do t’i përgjigjej deputetit Patozi, nisur nga “respekti i tij i madh për opozitën”, ka folur për tjetër gjë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Patozi: A është e vërtetë që zv.ministrja e tij, ish-drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve ka dhënë dorëheqjen apo ka ikur nga administrata? Uroj të mos jetë e vërtetë, pasi e cilësoj një dështim për financat e vendit. Na e sqaroni a është e vërtetë kjo?

Leskaj
: Keni ngatërruar procedurën me pyetjen?

Swiss Digital Mobile Reklama

Ahmetaj: Në respekt për opozitën dhe për zotin Patozi do përgjigjem për pyetjen. Po i tregoj se çfarë ka ndodhur me të ardhurat për këto 3 vite. (Deputetët qeshin) Vetëm këtë vit janë 240 mln dollarë të mbledhura më shumë se viti i kaluar. Dua t’ju rikujtoj në respekt të pyetjes së jemi përmirësua për pagesën e taksave. Kemi bërë taksën e biznesit të vogël 0. (Patozi largohet nga salla) Përgjigjem, se kam respekt për opozitën. (Nuk përgjigjet për Shehajn)

/BW

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?