Patozi: PS firmosi internimin e Metës, LSI votoi me shpirt ndër dhëmbë se ua futi Rama

Deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi mendon se Ilir Metën “e çuan me barrelë drejt majës së shtetit”. Sipas tij opozita kërkoi një qeveri teknike, por mori nje President teknik. “Partia Socialiste votoi me inat sikur po firmoste, jo për zgjedhjen, por për internimin e Ilir Metes. LSI votoi me shpirt ndër dhëmbë, se ua kishte futur Edi Rama,” shkruan Patozi në Facebook.

Statusi i plotë i Patozit

KËRKUAM QEVERI TEKNIKE…NA DHANË PRESIDENT TEKNIK

Swiss Digital Desktop Reklama

Kisha dy arsye pse nuk u nxitova dje të “uroj” Presidentin e sapozgjedhur, Ilir Metaj. E para, se prita radhën… Por më e rëndësishmja, se nuk doja ta prishja solemnitetin e gëzimit te atyre që e çuan, si duke e mbajtur në barrelë drejt majës së shtetit, por edhe merzinë e atyre që u zhgënjyen nga zgjedhja e tij, pasi kishin pritur diçka tjetër.

Swiss Digital Mobile Reklama

I vetmi që kishte një arsye për ta mbështetur dje në parlament ishte Ben Blushi, por pikërisht ai votoi kundër. Dhe arsyeja e vetme ishte se ata të dy kanë qenë shokë gjimnazi.

Të gjithë të tjerët, bënë të kundërtën e asaj që donin. LSI votoi me shpirt ndër dhëmbë, se ua kishte futur Edi Rama. Ndërsa Partia Socialiste votoi me inat sikur po firmoste, jo për zgjedhjen, por për internimin e Ilir Metes.

Ky është presidenti që duam, në Shqiperinë që duam, me policinë që duam, me drejtesine që shumë shpejt do ta duam…prej “Rilindjes” që aq shumë e deshëm dhe e duam…

Mbetet për t’u konsumuar vetëm akti i fundit, nëse do të kemi apo jo edhe opozitën që duam…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?