Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 13 Nëntor 2026, 09:19 Ishte pranë Shqipërisë, Dalipi zgjedh të luajë me Kosovën Një tjetër talent i futbollit shqiptar ka vendosur të përfaqësojë Kosovën. Bëhet fjalë për Lutfi Dalipin, i cili tashmë ka zgjedhur zyrtarisht fanellën dardane,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Patronazhistët e PS, Muharrem Caka: Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve të bëjë kallëzim për këtë shkelje të ligjit

Politikë E enjte, 15 Prill 2021 14:53
Patronazhistët e PS, Muharrem Caka: Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve të bëjë kallëzim për këtë shkelje të ligjit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në mbledhjen e Komisionit Rregullator të QKZ, Muharrem Caka ka kërkuar nga ky institucion që të bëjë një padi mbi listën me 910 mijë zgjedhës që zotëron Partia Socialiste e cila është publikuar në media. Sipas Cakës, partia në qeveri ka shkelur nenin 47 të Kodit Zgjedhor gjë e cila është vepër penale.
Fjala e Muharrem Cakës në KQZ

Faleminderit të nderuar! Shkurtimisht, sepse besoj e thamë në mënyrë shteruese rëndësinë dhe rrezikshmërinë e asaj çfarë është ekspozuar këto ditë gjerësisht në media. Do them vetëm kaq, edhe unë pata kureshtjen, e gjeta patronazhistin tim, Edius Pelinku quhet, totalisht i paaftë, se ka zbuluar. Unë jam 44 vjeç, kam rreth 26 vjet që votoj. Nuk e ka zbuluar akoma as për kë votoj unë, ose potencialisht mund të votoj, por as për familjarët e mi nuk e ka zbuluar akoma për kë votojnë. Kështu që në këtë kontekst, me detyrën që i është ngarkuar është i paaftë. Por fatkeqësisht duhet të mbajë përgjegjësi penale ai dhe të gjithë ata që denoncoi zonja Vukaj, pasi neni 47 i Kodit Zgjedhor parashikon se lista e zgjedhësve nxirret nga Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile. Neni 4 parashikon që përpunimi, ndryshimi, modifikimi, shtesa apo heqja e emrave apo të dhënave të tjera nga lista jashtë Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile dhe në kundërshtim me procedurat e parashikuara në këtë ligj, përbën vepër penale dhe dënohet sipas nenit 248 të Kodit Penal. Në rastin konkret ajo çfarë është publikuar në media, është as më pak e as më shumë lista e zgjedhësve të qytetit të Tiranës, që do të thotë kemi të bëjmë me një përpunim të listës së zgjedhësve. Pra, është hapur vepër penale. Kështu që unë i bashkohem thirrjes së zonjës Vukaj, që urgjentisht Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve t’i drejtohet, të bëjë dhe kallëzim kryesisht, lidhur me këtë thyerje të Kodit Zgjedhor. Kjo ishte çështja e parë.

Mund t'ju interesojë

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski dhe Sandu mes folësve

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski...

Para 17 orësh
Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Para 20 orësh
Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Para 20 orësh
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Çështja e dytë ka më shumë një karakter sensibilizues. E kemi ndjekur vazhdimisht në media, por edhe nga qytetarë të ndryshëm, qoftë njerëz apo të njohurit tanë që na takojnë, lidhur me mënyrën e votimit apo vlefshmërinë e votës. Besoj se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë një punë të mirë, por mesa duket ka akoma nevojë, lidhur me edukimin zgjedhor për mënyrën e votimit. Dhe doja të ndaja shkurtimisht me ju dhe sigurisht edhe për publikun, në mënyrë të përmbledhur, zgjedhësi ka të drejtë dhe vota do të konsiderohet e vlefshme nëse zgjedhësi zgjedh ose partinë apo koalicionin e partive politike, ose kandidatin, ose të dy partinë dhe kandidatin të të njëjtit subjekt zgjedhor. Në rast se zgjedhësi shqiptar do të zgjedhë një parti apo koalicion partish dhe një kandidat të një partie tjetër, vota është e pavlefshme. Kështu që ftoj Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të bëjë një punë më intensive në edukimin për mënyrën e zgjedhësve shqiptarë. Faleminderit!

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Etiketat e lidhura

Muharrem CakaQKZ
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ishte pranë Shqipërisë, Dalipi zgjedh të luajë me Kosovën
Tani

Ishte pranë Shqipërisë, Dalipi zgjedh të luajë me Kosovën

13 drejtues mjetesh të arrestuar në Vlorë, Policia vendos afro dy mijë gjoba për një javë
Para 2 minutash

13 drejtues mjetesh të arrestuar në Vlorë, Policia vendos afro dy mijë gjoba për një javë

Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.4 lekë
Para 2 minutash

Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.4 lekë

Kaos global nga ndërprerja e Microsoft, miliona përdorues mbeten pa akses në shërbime
Para 10 minutash

Kaos global nga ndërprerja e Microsoft, miliona përdorues mbeten pa akses në shërbime

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 9 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 14 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Itali-Francë: Pio Esposito shkruan historinë, trium me përmbysje i Axurrëve
Para 10 orësh

Itali-Francë: Pio Esposito shkruan historinë, trium me përmbysje i Axurrëve

4 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 18 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.