PD 884 konferenca shtypi kundër Tahirit, Rama: Vajmedet!

Sipas JavaNews.al Ministri Saimir Tahiri duket se po shkon drejt një rekordi “Guinness”, sa i përket numrit të konferencave të shtypit që një forcë politike organizon kundër një ministri, jo vetëm në Ballkan dhe Europë, por edhe më gjerë. Javanews.al ka zbuluar se në harkun kohor të dy viteve që ai mban postin e ministrit të Brendshëm, PD-ja ka zhvilluar plot 884 konferenca shtypi kundër tij me një mesatare 1.5 konfereca shtypi në ditë.

Një raport përmbledhës tematik për numrin e konferencave të shtypit dhe objektin e tyre, ka nxjerrë në pah shifra vërtetë interesante. 91.2% e konferencave të shtypit të organizuar nga PD-ja që nga momenti që kaloi në opozitë, kanë qenë kundër ministrit Tahiri, 3.8% kanë qenë ndaj institucioneve shtetërore me karakter administrativ, si OSHE, Tatime, Dogana, ndërsa 5% e këtyre konferencave kanë qenë kundër ministrave të qeverisë.

Për këtë lajm ka reaguar edhe kryeministri Rama, ku nëpërmjet një postimi në Fb, ëhstë shprehur: “Kostoja e rende personale e suksesit ne detyre kur ke kundershtar ‪#‎VajmedetPD qe balten e ka buke te perditshme”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?