FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

PD: Bllokimi i rrugëve paqësisht. Po u ndaluam është provokim do reagojmë

Përshkallëzimi i protestës së opozitës do të nisë nga e hëna kur në orën 11:00 do të bllokohen disa nga akset kryesore kombëtare në vend nga mbështetësit e opozitës.

Gjatë një interviste për Report Tv Sekretari për Burimet Njerëzore në PD, Fatbardh Kadilli konfirmon se reagimi do të jetë paqësor ndërsa jep edhe detaje për këtë organizim që do të vijojë më tej.

Të gjitha përshkallëzimet do të jenë me mjete paqësore dhe demokratike. Natyrisht që përshkallëzim do të thotë të shkosh nga shkalla e parë për më lart.

Swiss Digital Desktop Reklama

Natyrisht që hapat e parë do të jenë paralajmërues për të treguar edhe më tepër se sa e vendosur është kjo opozitë për të arritur qëllimin dhe misionin e saj”, u shpreh Kadilli.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kadilli thotë se gjithë strukturat po organizohen për protestën që do të pamundësoje mbajtjen e zgjedhjeve në Kavajë. Sipas tij ky proces i pjesshëm është provokim nga kryeministri dhe nuk mund të zhvillohet.

Kadilli apeloi që të mos provokohen protestuesit në Kavajë. Si do të pamundësohet procesi i votimit me 7 maj në Kavajë? “Me çdo mjet paqësor dhe demokratik.

Nga ana jonë nuk do të ketë dhunë e provokim, por nuk do të pranojmë t’i nënshtrohemi dhunës dhe provokimeve”, tha Kadilli.

Një ditë më parë kreu i PD, Lulzim Basha porositi krerët e degëve për përshkallëzimin e protestës duke nisur nga e hëna me bllokimin në orën 11 të rrugëve kryesore në vend, ndërsa u kërkoi organizim të të gjitha strukturave për protestën e 7 majit në Kavajë ku pretendohet të pamundësohet mbajtja e zgjedhjeve të pjesshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?