PD çon mandatin e deputetit socialisit Vullnet Sinaj në Kushtetuese

Partia Demokratike ka kërkuar interpretimin e mandatit të deputetit socialist, Vullnet Sinaj në Gjykatën Kushtetuese.

14 deputetë kanë depozituar në Kushtetuese kërkesën ku kërkojnë zgjidhjen e konfliktit të kompetencave ndërmjet Kuvendit dhe subjektit kushtetues në konflikt.

Deklarimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të mandatit të deputetit Vullnet Sinaj si dhe detyrimin e Kuvendit për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit për konstatimin e papajtueshmërisë të mandatit të Vullnet Sinajt.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kërkesa vjen pasi më 30 janar në Kuvend u votua kundër dërgimit për interpretim në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të deputetit Vullnet Sinaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?