Lulzim Basha ankohet: ”PD dhe PS na vodhën programin”

Lulzim Basha zhvilloi këtë të mërkurë një takim elektoral me mbështetësit në Njësinë nr. 8 në Tiranë. Teksa iu drejtua me mesazh direkt Ramës, theksoi se ai po i shmanget prej disa javësh pyetjes se ku i ka shokët.

”Rama ka 1 muaj që nuk tregon se ku i ka shokët. Korrupsioni pengon zhvillimin e vendit, ai premtoi 300 mijë vende pune, shëndetësi falas dhe dëboi shqiptarët. Shqipëria 313 është projekti i vërtetë i Ramës. I futi për herë të dytë në kolaps pronarët e pronave. Korrupsioni shkaku kryesor i braktisjes e boshatisjes së vendit. Solli kriminelët, hajdutët, të korruptuarit, përdhunuesit në pushtet”, tha Basha.

Nga ana tjetër, ai ironizoi politikisht Ramën, duke nënvizuar se për t’i shpëtuar situatës së vështirë politike, shpiku edhe bufin e kënetës dhe gogolin për shqiptarët.Basha theksoi se ”Kemi programin më të mirë, i vlerësuar edhe nga ndërkombëtarët. Tani pas censurës së tij, po e kopjojnë si kopjacë të vërtetë, e marrin me copa dhe e shfaqin si të tyrin. Nuk ka vezë qyqesh në mesin tonë, si te partitë e rrangallave të korrupsionit, pra kush merr vota më shumë shkon në Parlament”.

SHKARKO APP