“PD do të marrë më pak deputetë se në 1997”, Berisha-Ramës: PS do marrë vota sa Ramiz Alia në 1992

Sali Berisha gjatë konferencës online me gazetarët komentoi ndër të tjera edhe deklaratën e kryeministrit Edi Rama, kur tha se Partia Demokratike do të marrë më pak deputetë se në 1997 në zgjedhjet parlamentare të 2025. “Edi Rama do të marrë vota sa mori Ramiz Aliaj në vitin 1992 dhe asnjë votë më shumë. Mos besoni pollet, në të gjitha pollet në diktaturë, narkodiktatura, diktatori i ka në qiell treguesit. Në 1992, partia e krimit, PS-ja para zgjedhjeve ishte 26 pikë sipas Gallupit, para Partisë Demokratike, prandaj dhe ne qëndrojmë për qeveri teknike dhe zgjedhje të ndershme”,-tha Berisha.

SHKARKO APP