PD dorëzon kërkesën në Kuvend: Rama do të vijë të përgjigjet në Komisionin Hetimor

Partia Demokratike dorëzon në Kuvend kërkesën për gritjen e Komisionit Hetimor lidhur me çështjen McGonigal, për të cilën po zien politika shqiptare.

Kemi firmosur 45 deputetë për të ngritur komisionin hetimor që të nxjerrim Ramën nga vrima e kamarës. Jo vetëm komisioni do e nxjerrë nga kamaria, por dhe protesta e 11 shkurtit. Rregullorja e përcakton qartë se kur ¼ e deputetëve kërkojnë ngritjen e komisionit, është detyrim që të ngrihet. Rama ka harxhuar taksat e shqiptarëve. S’do shpëtojë kësaj radhe. Ai do vijë në Komision Hetimor si ‘çeço’ dhe do përgjigjet. Ky komision do marrë detajet dhe do kërkojë të gjitha takimet e Ramës dhe skandalin e tij për të korruptuar institucionet e qeverisë amerikane, me qëllim goditjen e sistemit të pluralizimit në Shqipëri, dhe opozitës. Gjithçka do kthehet në bumerang”, tha deputeti i PD-së Luçiano Boçi në një prononcim për mediat pas dorëzimit të kërkesës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?