PD e Shkodrës: Mbështesim kryetarin Lulzim Basha në misionin e tij

Dega e PD-së në Shkodër, përmes një deklarate ka shprehur gatishmërinë e saj për të vijuar më tej misionin e PD-së, së bashku Lulzim Bashën si kryetar, duke theksuar se e mbështet kreun aktual të PD-së në misionin e tij.

”Misioni i Partisë Demokratike dhe i kryetarit te saj Lulzim Basha nuk ndalet këtu, por ai vijon deri ne çrrënjosjen e sistemit te instaluar dhe rikthimin e shpresës për Shqipërinë dhe shqiptareve”, thuhet në deklaratën e PD-së në Shkodër.

Partia Demokratike në Shkodër tha për PD-në se është fituesja reale e këtyre zgjedhjeve, me pretendimin se ka pasur mashtrim elektoral nga ana e Partisë Socialiste. ”Numri i lartë i votave të pavlefshme si në qarkun tonë ashtu edhe në të gjithë Shqipërinë tregon që mashtrimi elektoral ka vazhduar nga ana e PS-së dhe aleatëve të saj në krim, deri në tavolinat e numërimit, ku numëruesit e tyre janë parë me zë dhe figurë duke plotësuar në shkelje flagrante të ligjit fletët e votimit”, u shpreh PD-ja në Shkodër.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?