Më 26 shtator Partia Demokratike do të mbledhë Këshillin Kombëtar. Në rend dite do të jenë situata politike dhe vendimarrja mbi aksionin opozitar. Po ashtu do të shqyrtohet ecuria e procesit të nisur nga grupet e punës në të gjithë vendin për konsolidimin e strukturës së PD.
Njoftimi
Kryetari i Këshillit Kombëtar
Edi Paloka ka njoftuar se ditën e hënë, 26 shtator, ora 17.00, mblidhet Këshilli Kombëtar i PD me rend dite: Diskutime rreth situatës politike dhe vendimarrje mbi aksionin opozitar.
Në këtë kuadër do të shqyrtohet ecuria e procesit të nisur nga grupet e punës në të gjithë vendin për konsolidimin e strukturës së PD.
