PD fillon të hënën largimin nga Parlamenti

Me nisjen e Parlamentit të hënën, Partia Demokratike do të radikalizojë edhe qëndrimin e saj përsa kohë nuk do të plotësohet kërkesa për votim dhe numërim elektronik.

Demokratët do të qëndrojnë fare pak të hënën në nisjen e sesionit parlamentar, aq sa kyetari i grupit Edi Paloka të zyrtarizojë qëndrimin e opozitës. Ky qëndrim i kushtëzuar pritet të konfirmohet në mbledhjen e grupit parlamentar dhe më pas të kryesisë së Partisë Demokratike.

Burime nga opozita konfirmuan për Top Channel se Partia Demokratike ka në axhendën e diskutimeve të kryesisë edhe nisjen e protestave për të detyruar qeverinë të pranojë votimin elektronik si mundësinë e vetme për zgjedhje të lira e të ndershme.

Këtë linjë e përforcoi të dielën në drekë kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili e përshkroi votimin elektronik si të thjeshtë, të pamanipulueshëm, plotësisht të realizueshëm dhe me kosoto më të ulët sesa sistemi aktual. Sipas Bashës, “zgjedhje të ndershme pa votim elektronik mund të ketë aq sa ka sot shëndetësi falas”.

Kreu i opozitës thotë se të besosh tek Edi Rama për zgjedhje të ndershme pa votim elektronik është njësoj sikur t’i besosh fjalëve të Edi Ramës se Elvis Rroshi është i pastër dhe i ndershëm.

SHKARKO APP