PD gati ankimimin, ligji për KLGJ dhe KLP drejt Kushtetueses

Prishja e konsensusit për votimin e disa prej ligjeve të paketës bazë për zbatimin e ndryshimeve të Kushtetutës, do të kushtëzojë dhe fatin e reformës në drejtësi.

Kjo pasi votimi i ligjeve në mënyrë të njëanshme nga ana e mazhorancës kërcënon serziosht suksesin e reformës.

Pasi ankimoi në Gjykatën Kushtetuese të ligjit të vettingut, tashmë Partia Demokratike do ti drejtohet sërish gjykatës, e cila do të vendosë edhe për ligjin e fundit të paketës që u miratua këtë të enjte me vetëm votat e mazhorancës që ka të bëjë me organet e qeverisjes së gjyqësorit në vend.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kështu, burime nga selia blu thanë për “Koha Jonë”, se Partia Demokratike do ti drejtohet javën e ardhshme Gjykatës Kushtetuese së cilës do ti kërkojë shpalljen antikushtetues të ligjit për qeverisjen e sistemit të drejtësisë të miratuar tre ditë më parë në parlamente, duke e çuar në dy numrin e ligjeve të reformës në drejtësi, që do te kalojnë testin kushtetues, pas atij të vettingut, fati i të cilit pritet të përcaktohet edhe nga një opinion i Komisionit të Venecias.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por goditja në Gjykatën Kushtetuese e ligjit të vettingut dhe ligjit për qeverisjen e sistemit të drejtëgisë, nënkupton ngrirje të ligjit për strukturën e posaçme antikorrupsion, ku pavarësisht se ligji për SPAK-un është votuar me unanimitet, asnjë strukturë nuk mund të ngrihet pa kaluar vettingun dhe pa u ngritur Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe ai i Prokurorisë.

Ankimimi

Ligji për organet e qeverisjes së drejtësisë është ndër më voluminozët e reformës në drejtësi, me 198 nene, por që pak orë para votimit të tij, mazhoranca do të sillte në Kuvend edhe një paketë me plot 104 amendamente, të cilët do të ndryshonin jo vetëm formulat e përzgjedhjes së anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Prokurorisë, por në thelb ato ndryshuan edhe mënyrën e filtrimit të kandidatëve.

Dhe ashtu si në draftin e parë, edhe në diskutimet e fundit në Kuvend, opozita e deklaroi prerazi se këtio amendamente, nuk sjellin asnjë përmirësim të draftit fillestar, por përkundrazi krijojnë një çarje të re kompetencash. Ndërkaq, lidhur me draftin e parë të qeverisjes së drejtësisë, PD do të depozitonte në komisionin e reformës në drejtësi një paketë me vërejtje për të paktën 11 nene të draftit të mazhorancës, i cili nuk u votua në fillim të muajit tetor.

Në opinionin e saj, opozita renditi 11 nene ku sipas saj, Kushtetuta shkelet në mënyrë flagrante. Opozita i paraqiti këto amendamente pasi drafti është hartuar pa prezencën e saj në komision dhe versioni që i është përcjellë Kuvendit nuk ishte konsultuar me ekspertët e opozitës.

Sipas PD-së, projektligji ka bërë deformim në mënyrë flagrante të sistemit të emërimeve të përcaktuar nga Kushtetuta për anëtarët e jashtëm të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke e shndërruar atë nga një sistem që përfshin ekskluzivisht në përzgjedhje vetëm Kuvendin dhe organet e tij të brendshme, në një sistem bashkëpunimi në emërim, që e ndërthurë veprimtarinë e Kuvendit me propozimin nga organe të jashtme, të paparashikuara nga Kushtetuta.

Projektligji përmban parashikime që janë të papranueshme për statusin dhe pozitën kushtetuese të Presidentit të Republikës, por edhe bie ndesh me nenin 179 të Kushtetutës.

Sipas PD-së, projektligji eliminon kriterin kushtetues të konkurrimit të hapur të një profesioni të caktuar, duke risjellë amendamentin e dikurshëm, sipas të cilit Dhoma Kombëtare e Avokatisë apo një mbledhje pedagogësh kanë të drejtën e propozimit të kandidaturave.

Për PD-në, kjo është e papranueshme. Me këtë fjali opozita përshkruan edhe heqjen e së drejtës së presidentit për të organizuar shortin e zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, si dhe të paktën 4 çështje të tjera që lidhen me të 4 insitucionet e reja të drjetësisë, objekt i ligjit në diksutim.

Demokratët shprehen se analiza është bërë duke mbajtur në konsideratë jo vetëm konstatimet e Opinioneve të Komisionit të Venecias, por mbi të gjitha Kushtetutën dhe standardet ndërkombëtare.

Sa i përket kritereve për anëtarët e KLGj-së, KLP-së, Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe inspektorëve të Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, për demokratët nuk sigurojnë kriterin kushtetues të përzgjedhjes së kandidatëve “me integritet të lartë moral dhe profesional”.

Në argumentet e përmbledhura në opinionin e PD thuhet se rregullimi i aspekteve të funksionimit të KLP, nuk mund të përcaktohen nëpërmjet shprehjes “rregullat zbatohen për aq sa është e mundur dhe me ndryshimet përkatëse”,pasi krijohet situatë e paqartë, dhe mundësinë për keq zbatim të ligjit në praktikë.

Duke iu referuar rregullave mbi statusin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë nuk janë në përputhje me kushtetutën, ku sanksionohet se deklarimi i mbarimit të mandatit të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë bëhet me vendim të mbledhjes së përbashkët të KLGj-së dhe KLP-së. Ndërkohë projektligji këtë kompetencë ia njeh Kuvendit.

Po ashtu demokratët vërejnë një tjetër shkelje kushtetuese për për mandatin e anëtarëve të KED, ku specifikohet se ata ushtrojnë detyrën me një mandat një vjeçar, që fillon në datën një Janar të çdo viti kalendarik.

Duke renditur të gjitha problematikat që vërejnë në projektligj, demokratët konkludojnë që përmbajtja në tërësi e projektligjit, paraqet disa çështje, që ata vlerësojnë, se janë hartuar në mënyrë të paqartë dhe në kundërshtim me teknikën e hartimit të ligjeve, çka mund të krijonte probleme gjatë zbatimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?