PD, Grida Duma: Nuk kemi krizë energjetike, por korrupsioni (VIDEO)

Nënkryetarja e PD-së, Grida Duma thotë se në Shqipëri nujk ka krizë energjitike, por ajo që kemi të bëjmë është kriza e korrupsionit nga ana e qeverisë ”Rama 3”. Përmes një postimi në facebook, ajo thotë se ”shqiptarët e ndershëm jetojnë në ferrin e prodhuar nga makutëria e kësaj pakice, duke shënuar emrat në listat e borxheve për të marrë ato pak gjëra me të cilat mbajnë frymën e familjeve të tyre”.

Postimi i plotë

Nuk është krizë energjitike, është krizë e korrupsionit e shkaktuar nga një regjim që merr borxh, për të larë borxhin e tenderave sekretë, e koncesioneve dhe e PPP-vë që pastrojnë paratë në parajsat fiskale.

Ndërkohë, shqiptarët e ndershëm jetojnë në ferrin e prodhuar nga makutëria e kësaj pakice, duke shënuar emrat në listat e borxheve për të marrë ato pak gjëra me të cilat mbajnë frymën e familjeve të tyre. Kjo është e vërteta!

SHKARKO APP