PD i përgjigjet Kajmakut: Nuk të mbron dot Marku dhe as Rama
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ju përgjigj reagimit të kandidatit të PS-së në Vorë, Agim Kajmaku. Kajmaku mohoi se është i dënuar në Greqi dhe paraqiti një foto të pasaportës që tregon se ai ka udhëtuar në këtë vend dhe nuk është i ndaluar.
Por përfaqësuesi i PD-së deklaron se Kajmaku është i ndaluar të udhëtojë në Greqi me emrin që ka pasur me parë, Jorgo Toto, ku figuron se është arrestuar për përdorim të parave false.
Reagim i Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi
“Jorgo Toto i Vorës po tenton t’i bëjë shqiptarët për budallenj. Tregon pasaportën e Agim Kajmakut, në vend që të tregojë pasaportën e Jorgo Totos, emër me të cilin është arrestuar dhe është në kërkim në Greqi.
Si Agim Kajmaku ke hyrë dhe mund të hysh prapë në Greqi!
Pyetja është, si Jorgo Toto a hyn dot?
Jorgo Toto me foton në TIMS dhe me pasaportën nr. Z 0148497 a je ti?
Që e vërteta do të dalë, për këtë nuk ka asnjë pikë dyshimi! Që ti do të shkosh në burg, edhe këtë mos e dysho! Të ka gënjyer Edi Rama, kur të ka thënë se do të të mbrojë Arta Marku. Më beso! Nuk të ndihmon dot as ajo!”.