PD i përgjigjet Sali Berishës: Pse nuk e përmend Qifen, Doshin dhe nuk thua asnjë fjalë për lidhjet e Dakos me krimin?

Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratave të bëra nga ish kryeministri Sali Berisha teksa prezantoi kandidatin e “Shtëpisë së lirisë” për zgjedhjet e 6 marsit në Rrogozhinë.

Pse nuk e përmend Qifen, po ke vënë njerëzit e tij në krye, në Rrogozhinë e Vorë? Pse nuk thua asnjë fjalë për lidhjet e Dakos me krimin, por i ke çuar njerëz të negociojnë me të? Pse nuk thua një fjalë për Tom Doshin, apo ngaqë njerëzit e tij drejtojnë “shtëpinë e Ilirit” në Shkodër?”, thuhet në reagimin e PD-së.

Reagimi i plotë i PD

Swiss Digital Desktop Reklama

Dite e re, mashtrim i ri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gënjeshtrat ordinere të non grates, vazhdojnë. Por demokratët e kanë kuptuar se ti ke hallin tënd dhe të familjes tënde. Demokratët e dinë, se ti si burracak, kërkon të fshihesh dhe ti përdorësh ata përballë non grates tënde me partinë e re që bëre me Ilir Metën.

Demokratët e shohin se si po i poshtëron çdo ditë, duke bërë aleanca me kundershtarët më të mëdhenj të tyre.

Pse nuk e përmend Qifen, po ke vënë njerëzit e tij në krye, në Rrogozhinë e Vorë?

Pse nuk thua asnjë fjalë për lidhjet e Dakos me krimin, por i ke çuar njerëz të negociojnë me të? Pse nuk thua një fjalë për Tom Doshin, apo ngaqë njerëzit e tij drejtojnë “shtëpinë e Ilirit” në Shkodër?

Njësoj siç bëre në Parlament ku mbushe dynjanë se do votoje kundër, dhe pastaj ike si frikacak, ashtu sillesh dhe sot duke amnistuar kriminelët që kanë punuar kundër demokratëve.

Partia e re e non gratave të shpallura e të pa shpallura, nuk do ta mbajnë peng Shqipërinë.

Nëse voton Berishën dhe Metën, mban Ramën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?