PD: Ja kush janë 12 personat që po blejnë zgjedhjet në Dibër

Partia Demokratike dorëzoi një kallëzim penal në Prokurorinë e Krimeve të Renda për një grup të strukturuar kriminal i cili blen vota dhe kanosin votuesit dibranë për llogari të kandidatit Muharrem Rama.

Me emra të përveçëm, Partia Demokratike ka renditur faktet se si prej mbi 10 ditësh ky grup që përbëhet nga të paktën 12 drejtues të institucioneve shtetërore në varësi të qeverisë, po ushtron presion tek votuesit në Dibër duke aplikuar skemën kriminale të blerjes së votës, por edhe të kanosjes direkte të qytetarëve dibranë.

Konkretisht, nga të dhënat që PD-ja ka mbledhur nga banorët e këtyre zonave, rezuton se:

Swiss Digital Desktop Reklama

Dionis Ymeri – Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Tatimeve në Dibër, është personi përgjegjës i ngarkuar me detyrën e sigurimit të fondeve financiare për blerjen e votave, si dhe është duke realizuar veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së parave në zonat e Sllovës dhe Kalasë së Dodës. Ky shtetas rezulton nga verifikimi dhe raportimet e banorëve të zonës, se ka marrë kontakt me qytetarë të ndryshëm të kësaj zone, duke ofruar para në këmbim të votave për kandidatin e ASHE z. Muharrem Rama. Gjithashtu, ky shtetas furnizon me mjete financiare edhe personat e mëposhtëm, që janë të ngarkuar me detyrën e shpërndarjes së parave në këmbim të votës në zona të ndryshme të Bashkisë Dibër. Konkretisht:

Swiss Digital Mobile Reklama

Afrim Mikli – Kryetar i PS Dibër, bashkëpunëtor i ngushtë i shtetasit Ymer Lala, person i njohur për precedent të mëparshëm penal, sëbashku dhe veç e veç, kryejnë veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së parave në këmbim të votës në zonën e Muhrrit dhe Selishtit;

Arben Keshi – Drejtor i Qendrës së Mbyllur për të Huajt e parregullt në Republikën e Shqipërisë, kryen veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së parave në këmbim të votës në zonën e Maqellarës;

Agron Malaj – Drejtor Rajonal i OSHEE për Veriun, kryen veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së parave në këmbim të votës në zonën e Peshkopisë;

YIli Mikli – Administrator i njësisë administrative Muhurrit, kryen veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së parave në këmbim të votës në zonën e Muhurrit;

Spartak Koltraka – Kryen veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së parave në këmbim të votës në zonën e Kastriotit;

Nuri Meta – Kryen veprimtarinë kriminale të shpërndarjes se parave në këmbim të votës në zona të caktuara te Bashkisë Dibër;

Qamil Leta – Person me precedent penal, eksponent i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU), kryen veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së parave në këmbim të votës në zonën e Kalasë së Dodës.

Nga ana tjetër, pjesë e këtij grupi të strukturuar kriminal, janë edhe tre persona që mbajnë funksione publike dhe të angazhuar në veprimtarinë kriminale të kanosjes së zgjedhësve, kryesisht punonjësve të administratës publike, ku përfshihen, por pa u kufizuar, punonjësit e arsimit dhe ato të shëndetësisë. Konkretisht, ushtrimi i presionit ndaj zgjedhëve, në formën e kanosjes, kryehet nga:

Jetmir Leshi – mjek, me detyrë anëtar i Komisionit Mjekësor të përcaktimit të Aftësisë së Kufizuar (KEMP);

Drini Gjeci – Drejtor i Drejtorisë Rajonale Arsimore në Bashkinë Dibër;

Sonila Braha – Drejtore e Shërbimit Social;

Robert Aga – Shef i Komisariatit të Policisë Peshkopi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?