PD: Ja pse PS dhe LSI nuk regjistrojnë dot listat e deputetëve. Ra dhe dekreti i Presidentit

Ashtu sikurse ishte njoftuar, se Partia Demokratike sot do të kishte një deklaratë të rëndësishme, deputeti i PD, Oerd Bylykbashi, bëri me dije se PS-ja dhe as LSI-ja, nuk mund të regjistrojnë dot sot listat e kandidatëve për deputetë sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Nga ambientet e KQZ, Bylykbashi deklaroi se afatet ligjore kanë mbaruar dhe se nëse bëhen regjistrimet e listatave të kandidatëve për deputet në orët në vijim, kjo do të jetë në shkelje të hapur me ligjit zgjedhor.

“Afati i regjistrimit të listave të deputetëve në KQZ ka përfunduar që në mesnatë, çdo regjistrim që bëhet sot është i paligjshëm. Kodi Zgjedhor është shumë i qartë , listat regjistrohen jo me vonë se 50 ditë para datës së zgjedhjeve. Dita e 50 është sot dhe për rrjedhojë që sot regjistrimi është i paligjshëm, afati skadoi mbrëmë në orën 00:00. KQZ nuk ka asnjë mundësi të regjistrojë më  lista. Askush nuk ka mundësi të ndryshojë Kodin Zgjedhor dhe nëse e bën do letë paligjshmëri. Nga sot askush nuk regjistron dot më lista”, u shpreh deputeti i PD-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej ai theksoi se që nga mbrëmë në mesnatë ka përfunduar ligjërisht dhe dekreti i Presidentit.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Çdo regjistrim që bëhet sot, do të ishte i paligjshëm. Nga dita e sotme askush nuk regjistron dot më lista ose më saktë,nga mbrëmë në mesnatë, ka përfunduar ligjërisht afati. Pra, përveçse politikisht, kjo farsë ka mbaruar edhe ligjërisht. Ka rënë edhe dekreti i presidentit dhe duhet që shqiptarët të votojnë në një moment tjetër me kushte të tjera jo të krijuara nga kjo mazhorancë. E vetmja mënyrë që shqiptarët  të votojnë të lirë është një marrëveshje gjithëpërfshirëse që të votojnë në kushte të tjera dhe jo me ato që do kjo mazhorancë”, është shprehur Oerd Bylykbashi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?