PD-ja sulmon Besart Kadinë, që u emërua zv/ministër financave

PD-ja ka reaguar për ish-anëtarin e Këshillit Kombëtar, Besart Kadia.

Zv/ministri më i ri i Financave dhe Ekonomisë, Besart Kadia është shkarkuar që në 5 nëntor të 2019 nga funksionet që ka pasur në Partinë Demokratike.

PD-ja e ka shkarkuar Kadinë për shkak se ishte nismëtar i krijimit të lëvizjes politike ‘Alternative’.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas PD, Kadia nuk ka asnjë funksion në parti dhe s’mund të ketë as në të ardhmen. Besart Kadia ishte në PD anëtar i Këshillit Kombëtar, koordinator kombëtar dhe përfaqësues i sekretariatit për ”Sipermarrjen e Lirë” dhe nuk ka më të drejtë të kthehet.

Swiss Digital Mobile Reklama

”Z. Besart Kadia, është shkarkuar nga funksioni i anëtarit të Këshillit Kombëtar të PDSH, që më datë 5 Nëntor 2019, për shkak se ishte nismëtar i krijimit të lëvizjes politike “Alternativa”, e financuar sipas informacioneve të verifikuara nga burime të dyshimta financiare të klientëve preferencial të Qeverisë. Që nga ajo datë z. Kadia nuk ka asnjë funksion në PD dhe nuk mund të ketë as në të ardhmen. Atij i është hequr e drejta për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur në strukturat e Partisë Demokratike, për shkelje të parimeve bazë të funksionimit të PDSH, të sanksionuar në nenin 9 të Statutit të PDSH-së.”– shkruan PD.

Pritet reagimi i zv/ministrit Kadia ndaj akuzave të PD.-së.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?