PD kalon në mosbindje civile? Basha: Bllokim i rrugëve ditën e hënë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha pas mbledhjes me aleatët e tij ka nisur të mbajë fjalën në çadrën e protestës, ku deklaroi se nuk do lejojë zgjedhje fasadë të diktuara nga krimi dhe droga, vendim i përbashkët, ky sipas Bashës.

Basha njoftoi se ditën e hënë do të zhvillohet protestë masive duke bllokuar për 1 orë gjithë rrugët e vendit.

Sa për mospranimin e kërkesës së Ramës e Metës nga KQZ-ja, për shtyrjen e afatit të regjistrimit të koalicioneve, Basha kërcënoi se do ta cojë për ndjekje penale nëse nuk e refuzon kërkesën e tyre. “KQZ-ja me të vërtetë ka refuzuar regjistrimin e koalicioneve por duhet ta hedhë atë poshtë sepse po nuk e hodhi poshtë jeni në kushtet e shpërdorimit të detyrës dhe do t’ju çojmë në ndjeke penale”,- tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke vazhduar të thumbojë Rmaën e Metën, Basha u shpreh se ata po bëjnë manovra për të shpëtuar aleancën e tyre. “Fasada ka rënë fasada është çjerrë. Shqiptarët e shkatërruan fasadën e gënjeshtrës. E vërteta ka dalë në shesh. Nuk ka bojë që e lyen më të vërtetën e Shqipërisë së gjunjëzuar nga krimi e korrupsioni. Nuk ka më forcë ta kthejë mbrapsht këtë vullnet popullor që do të marrë në dorë fatet e tij”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?