PD këmbëngul te koalicionet, Gjiknuri: Opozita jashtë parlamentit do të bllokojë procesin

Përfaqësuesi i PS-së Damian Gjiknuri u shpreh se PD-LSI nuk heqin dorë nga kërkesa për të mos ndryshuar sistemin aktual të koalicioneve, por shtoi se shumica është e vendosur për miratimin në 30 korrik.

“Fatkeqësisht opozita jashtë parlamentit ndodhet në qëndrimet bllokuese për të bllokuar kushtetutën apo implementimin bazuar te 2-3 kërkesat e saj të natyrës politike. Amendimet kushtetuese, por edhe ata nuk japin asnjë argument, përtej kushtit që koalicionet të jenë sikur janë dhe asgjë tjetër. Por amendimet nuk pengojnë hapjen e listave 100% dhe as koalicionet parazgjedhore. PD-ja ka thjesht qëllimin e bllokimit për të mos e bërë të mundur këtë arritje.

Ata thonë se shqetësimi i tyre nuk është hapja e listave, por kanë cështjen e koalicioneve, u kemi thënë të zgjedhin një model si paraqiten në vendet që kanë proporcional rajonal. Koalicionet rregullohen në kod, le të marrim një model. Ne jemi dakord, cdo vend i hapësirës së OSBE-së, që ka këtë sistem, le të zgjedhin formulën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Parlamenti nuk ka bërë asnjë gabim, e gjithë procedura është në rregull, edhe referuar shqetësimeve për frikën si ishte shkruar dispozita, do të thotë se parlamenti ka reflektuar, por hajde të gjejmë modelin. Fleta e votimit është problem teknik, këtu kemi problemin principal, koalicion sipas një modeli të vendeve të OSBE-së” tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

PD-ja thotë se PS-ja do të ndryshojë  sistemin e koalicioneve pasi ka frikë nga humbja, por cfarë mendon Gjiknuri? “Nuk e di si i bën llogaritë secili. Kur kemi një ndryshim me listat e hapura do të marrim një model që e njeh këtë. Gara me koalicione lejohet, do ta rregullojmë në kod sipas një formule model të mbështetur në një nga vendet e OSBE-ODHIR” tha ai.

Por a rrezikohet marrëveshja e 5 Qershorit nëse ndryshimet kushtetuese bëhen pa konsensus? “5 qershori është miratuar. Sot u kërkua ODHIR-i, por për shumë kohë u mbajt larg. Sot u konfirmua se komisionerë të të gjitha partive manipuluan votimet” tha ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?