PD kërkon leje në polici për 6 dhjetorin
Berisha nuk heq dorë nga protestae datës 6 dhjetor. PD ka kërkuar leje nga ora 12:00 deri në orën 16:00 në sheshin para Kryeministrisë. Shkresa mban firmën e sekretarit të Përgjithshëm, Flamur Noka. Mbetet për t’u parë nëse Policia e Shtetit do ta miratojë kërkesën për protestë.
Ndërkohë PD ka filluar përgatitjet për protestuesit e 6 dhjetorit dhe ku priten, sipas Flamur Nokës, të jenë me mijëra.