PD: Kokëdhima i Ramës kërkon kalanë e Porto Palermos

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka akuzuar Kryeministri Edi Rama dhe deputetin Koço Kokëdhima për vizitën dy ditore që zhvilluan në jug të vendit.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Zhupa u shpreh se Kokëdhma synon që të marrë kalanë e Porto Palermos dhe kjo është arsyeja që objektet e trashëgimisë kulturore do të jepen me qira.

Zëdhënësja e PD theksoi se Rama vazhdon propagandën në Jug për të mbështetur Kokëdhimën, kur në fakt deputeti i Vlorës është më i urryeri nga të gjithë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deklarata e zëdhënëses së PD Ina Zhupa

Swiss Digital Mobile Reklama

Edi Rama gjatë një vizite dy ditore në Jug të vendit, ka tentuar tu shesë banorëve të bregut një mall të prishur, që askush nuk e blen më.

Qytetaret e Jugut, të Fierit, të Vlorës, Sarandës, e më gjërë e dinë se propaganda e Ramës është një tallje e tipit, biri im, pasi e vërteta është se qeveria e tij, në jetën e tyre, në lagjen e tyre, ka vetëm një kuptim; Si të pasurohet më shumë Koço Kokëdhima. Pasi ka shtënë në dorë çdo vend pune, çdo tender, çdo licensë, çdo tokë e truall, çdo plazh, çdo burim fitimi, me dekret të posaçëm të Edi Ramës, Koço po bëhet gati të fusë në kthetra dhe kalanë e Porto Palermos, dhe kjo është arsyeja pse ministria e kulturës vendosi ti japë me qira këto objekte të trashëgimisë kulturore.

Në mbarë vendin qytetarët janë të revoltuar për korrupsionin, hajdutërinë e Edi Ramës dhe oligarkëve të tij.

Por në veçanti, më i urryeri nga të gjithë, të majtë e të djathtë e të paparti, mbetet Kokëdhima i Ramës, për babëzinë që ka shfaqur, për të pasur një dorë kudo, nga pastrueset e deri tek ministritë, gjithnjë duke ndjekur pasurimin e tij të pafre.

Qytetarët e dinë dhe e shohin atë çfarë po ndodh. Dhe shumë më shpejt nga sa e mendojnë ata, Rama dhe Kokëdhima do lëciten tek lapidari i Vunoit si heronjtë e korrupsionit e vjedhjes më të madhe që dikush i ka bërë vendit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?