PD mbledh urgjentisht grupin parlamentar, ja porosia e Bashës

Burime nga selia blu, bëjnë me dije se në orën 18:30, Partia Demokratike do të mbledh grupin parlamentar. Kjo mbledhje e thirrur nga Basha, vjen një ditë pas reagimeve të forta të deputetëve, Bregu, Selami dhe Topalli, ku kërkonin pjesëmarrjen e PD-së në zgjedhje dhe të hiqjen dorë nga bojkoti.

Nga burime të afërta nga selia blu, mësohet se kreu Basha ka kërkuar që të mos ketë mungesa, pasi pritet të merren vendime të rëndësishme për rrugën e PD-së në zgjedhjet e 18 qershorit apo dhe protesta më 7 Maj në Kavajë.

Në mesazhin drejtuar deputetëve, theksohet se pjesëmarrja është e detyrueshme, çka nënkupton se kjo mbledhje do të jetë vendimtare për fatet politike të partisë më të madhe opozitare në betejën e saj mes zgjedhje të lira dhe braktisjes së zgjedhjeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Pershendetje te nderuar Deputete! Sot (2 Maj) ora 18:30 kemi mbledhje grupi ne PD. Pjesemarrja eshte e detyrueshme”, thuhet në mesazhin e selisë blu drejtuar deputetëve demokratë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dje deputetja Majlinda Bregu, kërkoi mbledhjen e forumeve, pasi sipas saj janë marrë vendime pa diskutime në grup. Pritet që të ketë zhvillime të reja nga mbledhja, e cila që prej nisjes së protestës në çadër nuk është thirrur por siç kreu i PD-së, grupi mblidhet çdo ditë te çadra.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?