PD mori 4 mandate në Lezhë, Gjekmarkaj: Mirënjohje për përkrahjen, garuam në kushte të pabarabarta

Kandidati për depuetë në Lezhë, Agron Gjekmarkaj, ka reaguar pasi Partia Demokratike ka rrëmbyer fitoren në këtë qark. Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Gjekmarkaj shkruan se fitorja e tyre është falë mbështetjes së qytetarëve, teksa shton se ishte një garë me kushte të pabarabarta.

Postimi i plotë:

Faleminderit !

Të nderuar banorë të Qarkut Lezhë, rezultati i fitores sonë është falë fuqisë dhe mështetjes tuaj.

U përballëm në këtë garë në kushte jo të barabarta me palen kundështare politike por në fund fituam me diferencë të thellë.

Përzemërsisht falenderoi çdo votues, të gjithë demokratët që sakrifikuan në 4 anët e qarkut për fitoren, falenderoi strukturën e PD në Lezhë, Mirditë dhe Kurbin.

Mirënjohje ndaj çdo miku dhe bashkëpunëtori që u gjend pranë fushatës sonë.

Përpara kemi rrugë që do të bëjmë sëbashku, të bashkuar!

SHKARKO APP