PD: Në fund të numërimit të gjithë qytetarët e Shqipërisë do të shohin sa e madhe është fitorja jonë
Zëdhënësja e PD, Floriana Garo, në një deklaratë për mediat deklaroi se përfundimi i numërimit të votave do të nxjerrë fituese Aleancën për Ndryshim.
“Kini durim! Çdo votë do të numërohet. Çdo zë do të dëgjohet. Ne do të bëjmë gjithçka për të ruajtur pastërtinë e zgjedhjeve. Ne jemi absolutisht të sigurtë se në fund të numërimit të gjithë qytetarët e Shqipërisë do të shohin sa e madhe është fitorja jonë”,- tha Garo në një deklaratë për mediat nga selia e PD.
DEKLARATË E PD, ZËDHËNËSJA E FUSHATËS, FLORIANA GARO
“Numërimi faktik i votave do të ketë vetëm një rezultat: fitore për Aleancën për Ndryshim.
Edhe tani, me numërimin e qendrave të votimit që janë qendra kryesore të votimit për PS-në, ne shohim se Aleanca për Ndryshim po sjell rritje të jashtëzakonshme.
Prandaj, kini durim! Çdo votë do të numërohet. Çdo zë do të dëgjohet. Ne do të bëjmë gjithçka për të ruajtur pastërtinë e zgjedhjeve.
Ne jemi absolutisht të sigurtë se në fund të numërimit të gjithë qytetarët e Shqipërisë do të shohin sa e madhe është fitorja jonë.
Qytetarët e Shqipërisë e duan ndryshimin. Qytetarët e Shqipërisë kanë zgjedhur ndryshimin. Ne do të fitojmë qartësisht”.
KOHA JONË SONDAZH

