PD në Tiranë, Basha: Nderime, luftë e pandarë për liri-demokraci

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha bashkë me anëtarët e grupit parlamentar të PD, kanë zhvilluar festime të ndarë. PD ka zhvilluar homazhe tek ”Dëshmorët e Kombit” dhe kryetari Lulzim Basha theksuar se lufta për liri dhe demokraci vazhdon ende. ”Gëzuar nga zemra gjithë shqiptarëve në ditën e flamurit dhe atë të çlirimit. Sot përulemi para Skënderbeut flamuri kuq e zi që u ngir në shtëpinë e tyre në 28 Nëntor 1443, përulemi para Ismail Qemaliut, përulemi para Ushtrisë Nacional Çlirimatre që u flijuar për çlirimin, përulemi para komandantit Legjendar Adem Jashari i cili ka ditëlindjen sot. E konsideroj ditën e sotme si një ditë ftese për të gjithë shqiptarët në një betejë për të garantuar liritë e tyre siç shkruhet në kushtetutë”,-tha Basha.

Homazhe në varrezat e Dëshmorëve, në nderim të të rënëve për liri.

SHKARKO APP