PD: Nesër protestë në Durrës për të larguar Ilir Metën

Partia Demokratike do të zhvillojë nesër një protestë në qytetin e Durrësit, për të kërkuar dorëheqjen e kryeparlamentarit Ilir Meta.

Ndërsa demokratët kanë protestuar sot para Kryesisë së Kuvendit, Tabaku ka deklaruar për mediat se “ne arritëm që Parlamenti të mos funksionojë. Meta e ka kuptuar që është e kotë të qëndrojë.”

Shtrirja e protestave të opozitës u njoftua pas mbledhjes së Aktivit të PD-së, disa ditë më parë, në të cilin u mor vendim që do të kërkohet çdo ditë dorëheqja e kreut të Kuvendit me qëllim që ai t’i hapë rrugën drejtësisë ta hetojë për akuzat që ka ngritur ndaj tij deputeti Tom Doshi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?