PD: Nuk do bojkotojmë. Vazhdojmë betejën në Kuvend

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike vendosi sot të mos bojkotojë Kuvendin. Në mbledhjen e zhvilluar paraditen e sotme, deputetët demokratë vendosën të jenë në seancë, por do të vazhdojnë brenda Kuvendit betejën për dekriminalizmin.

Më herët deputeti demokrat Oerd Bylykbashi tha se opozita kërkon që sot në kuvend të kalojnë ndryshimet në ligjin e dekriminalizimit.

“Ajo që kërkojmë është diçka parimore, një ndryshim që është i bëshëm dhe i miratueshëm. Nuk ka asnjë pengesë. Ne kërkojmë ndryshimet sot në ligjin për dekriminalizimin në mënyrë që funksionarë të këtij niveli të mos ushtrojnë funksion publik kur janë të arrestuar në flagrancë për krim ose plagosje. Ajo që kërkojmë është që me ligj kjo kategori të përjashtohet menjëherë. Të pezullohet deri sa të marrë një vendim gjykata,” tha Bylykbashi në një prononcim për mediat.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?