PD padit një tjetër drejtor të PS: Po përdor administratën për zgjedhje

Formulari i mbledhjes së votave për Partinë Socialiste prek edhe të gjitha institucionet në Rrogozhinë. Dega e PD-së në këtë qytet denoncon se drejtori i Ujësjellës Kanalizime Rrogozhinë, Skënder Dedej, shkel hapur ligjin dhe shantazhon punonjësit për plotësimin e një Formulari partiak të paligjshëm. ”Gjatë ditës së sotme kemi përcjell të dhënat e plota për kallëzimin e tij në prokurori për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 328/a “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore” të Kodit Penal. Partia Demokratike Rrogozhinë garanton të gjithë punonjësit e administratës publike që nuk angazhohen në veprimtari politike dhe nuk bien pre e presionit të paligjshem, se asnjë akt shantazhi apo largimi nga puna për qëllime elektorale nuk do të njihet nga Qeveria e re e Partisë Demokratike e dalë pas zgjedhjeve të 25 Prillit 2021”,- thuhet në reagimin e PD-së.

Partia Demokratike deklaron se punonjësit që nuk angazhohen në veprimtari politike dhe nuk bien pre e presionit të paligjshem, se asnjë akt shantazhi apo largimi nga puna për qëllime elektorale nuk do të njihet nga Qeveria e re e Partisë Demokratike e dalë pas zgjedhjeve të 25 Prillit 2021.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?