FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

PD po shikon mundësinë e një proteste të madhe pa ndalesë në Tiranë

Partia Demokratike mund ta përshkallëzojë protestën e saj për zgjedhjet.

Vendimi nuk është marrë akoma, por kreu i opozitës Lulzim Basha e diskutoi përhapjen e protestës në disa pika të ndryshme të vendit, në një takim me kryetarët e degëve të Partisë Demokatike.

Njëri nga opsionet është bllokimi i disa akseve kombëtare, por mbledhja nuk mori vendim se cilët do të jenë këto akse dhe kur do të bllokohen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Opsioni i përshkallëzimit të protestës së opozitës përkon me vizitën disa orëshe të martën në Tiranë të negociatorit gjerman David McAllister.

Swiss Digital Mobile Reklama

Se për çfarë janë të gatshëm të negociojnë demorkatët, kjo është e paqartë, por ish-kryeministri Berisha ka të qartë për çfarë nuk negociohet.

“Ne nuk bëjmë kompromis me drogën. Me një akt të tillë kemi kthyer krimin në të ardhmen e shqiptarëve dhe kjo do të ishte ndëshkimi më i madh”, deklaroi Berisha.

Përpara vizitës së negociatorit gjerman, ish-kryeministri bëri edhe një paralajmërim tjetër.

“Askush më shumë se ne nuk e do stabilitetin, por ne kemi bindjen më të thellë se pa votë të lirë nuk ka stabilitet”, tha Berisha.

Megjithatë, duket sikur opozita nuk pret ndonjë ndryshim të pozicionit të kryeministrit.

“A ikën Edi Rama? Edi Rama më parë vret veten sesa ikën. Uroj t’i vijë mendja dhe të pranojë zgjidhjen e ofruar, asgjë tjetër veçse votën e lirë”, tha Berisha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?