PD: Policia e Poliçanit po mbron kriminelët
Deputetja e PD-së Arbjola Halimi, ka akuzuar Policinë e Poliçanit nëpërmjet një deklarate se po mbulon krimin dhe po e servir gjysma-gjysma historinë e arrestimit të vëllait të kryebashkiakut të Poliçanit.
"Bëhet fjalë për ngjarjen e arrestimit të vëllait të kryetarit të Bashkisë së Policanit, për trafik droge, dhe ku oficerë policie që hetojnë prej kohësh, e dinë mirë se kush e drejton këtë biznes kriminal, dhe të dhënat janë se në magazinat e Zotkajt janë mbajtur e trafikuar edhe droga të rënda përveç hashashit. Banorët e Poliçanit e dinë mirë se të kujt janë ambientet ku u gjet droga"- deklaron Deputetja Halimi
Halimi ka thënë se Kryetari i Bashkisë nuk e ka treguar të vërtetën për sa i përket pasurisë prej 1 milion eurosh, dhe ndaj tij dihet tashmë që ka nisur një proces për një procedim penal.
Halimi shtoi se:"Kapja e drogës në ambientet e Zotkajt është vërtetim i inkriminimit masiv, i krimit të veshur me pushtet dhe pushtetit të veshur me krim. Zotkaj është në radhët e kryebashkiakëve për të cilët ra këmbana e alarmit, por që Edi Rama sërish i kandidoi dhe u dha pushtet. Për zotkajt, bushët e roshët, peçët e ndonët, Edi Rama zvarriti dekriminalizimin, e bllokoi atë, duke u bërë mbrojtës i inkriminimit".
R.SH
KOHA JONË SONDAZH

