PD, Pollo: AMA simbol i degradimit të shtetit dhe i kapjes nga oligarku rilindist
Kreu i Komisioni të Mediat në Parlamentin e Shqipërisë, Genc Pollo duke reaguar mbi zbarkimin e prokurorëve pranë Autoritetit të Medias Audiovizive, thotë se më në fund vihet re shenja të shtetit ligjor. Pollo thotë se AMA është simbol i degradimit të shtetit.
Pollo: Më në fund ca shenja të shtetit ligjor! AMA simbol i degradimit të shtetit dhe i kapjes nga oligarku rilindist.

Për deputetin tjetër të PD-së, njëherësh dhe kreu i Departamentit të Arsimit dhe Medias në selinë blu, Luçiano Boçi, ajo që po ndodh në Autoritetin e Mediave Audiovizive dhe mënyrën se si po shpërndan licencat kombëtare të shërbimeve audiovizive, është skandaloze.
Boçi thotë se mbledhja e djeshme “ilegale”, dëshmon degradimin e këtij institucioni.
Deputeti i opozitës, anëtar i komisioni të medias, thotë se AMA nuk mund të mblidhet dhe të shpërndajë licencat, ndërkohë që procesi është dërguar në gjykatë nga ORA sh.a.
Reagimi i plotë i Boçit:
Ajo që po ndodh me AMA-n dhe me mënyrën se si ky “autoritet” po shpërndan licencat kombëtare të shërbimeve audiovizive, është skandaloze.
Mbledhja e djeshme “ilegale” dëshmon degradimin e këtij institucioni, që ka shkatërruar çdo normalitet mediatik në Shqipëri.
AMA po insiston t’i japë dhe një tjetër licencë (rrjet frekuencor numerik) “konsorciumit” mediatik, afër Ramës që deri tani ka marrë 2 licenca.
Shoqëria ADTN pavarësisht kapërcimeve interpretuese “ligjore” është pjesë, në mënyrën e administrimit të aksioneve, e këtij grupimi, i cili ka vendosur monopolin në tregun mediatik.
Madje ai tejkalon dhe vetë RTSH publike, e cila zotëron vetëm 2 frekuenca (licenca).
I bie që për 15 vite (kaq zgjat licenca) askush të mos “kakarisë” në tregun mediatik e në media përveç Ramës!!!!
Largimi i ORËS dhe i të tjerëve synonte pikërisht këtë.
AMA me seancën e djeshme shkeli totalisht ligjin, pasi procesi i nisur, është i ankimuar në gjykatë nga ORA sh.a.
Kjo e fundit është penalizuar padrejtësisht nga gara.
AMA duhet ta ndërpresë procesin, deri në daljen e vendimit nga gjykata.
Njëkohësisht drejtuesi i saj t’i nënshtrohet një seance dëgjimore urgjente në Komisionin e Edukimit dhe Mjeteve të informimit publik.
KOHA JONË SONDAZH

