PD publikon rrëfimin e “Dëshmitarit X” (VIDEO)

Partia Demokratik ka publikuar dëshminë në video të Albert Veliut, i cili u prezantua një javë më parë nga PD si “Dëshmitari X”, në audio-përgjimin kundër Agron Xhafajt.

Albert Veliu, 51-vjeç, tha se me Agron Xhafajn ka punuar gjatë viteve 2000 në Itali është dënuar për trafik kokaine. Ai tha se është hakmarrë ndaj Agron Xhafajt duke regjistruar bisedën për trafik droge gjatë kohëve të fundit.

Shisnim kokainë në Itali. Kam punuar shoqërues gomone dhe hoqa dorë se nuk e përballoja dot më. Në 2005 ndodhi aksident mua në punë dhe kreva një dënim prej 7 vjetësh. U ndoqa për kokainë për 12 kg. U kapa në Peskara. Bëra dënim në Peskara që më takonte. Bëra 7 vjet. Kur dal nga burgu kthehem në Shqipëri e takoj më afroi gjoja një nder një punë për djalin, kamerier, në 2016 për djalin më afroi punë. Djali është 22 vjeç. Punoi kamerier nja 6 muaj nuk e përballoi dhe e hoqa. Para ca muajsh, të flasim pastër i kërkova të më bënte një nder për të hedhur barishte për në Itali. Hashash. Ta çonim në Itali. Më prezantoi me këtë Ermalin. Ia kërkova se isha në gjendje të keqe ekonomike. Dhe e vura në provë. Kur unë isha në burg në Itali ai më solli një paketë. Ai është me biznese me dyqane. Unë e njihja atë nuk e njihja sot, kisha vite. Mua mu përgjigj, tha sille. Me këtë Ermalin, nuk e di çfarë është ai, shef kufiri. Mbiemrin nuk ia di nuk mund të pyes”,- tha Albert Veliu.

Pas publikimit të videos ai tha se ende pa dalë emri i tij, Policia i ka shkuar në shtëpi. “Pas publikimit të hënën policia ka bërë presion ndaj familjes së dëshmitarit. Shefi i Krimeve i ka shkuar djalit tim në punë 30 minuta pas publikimit të hënën. Emri i dëshmitarit i është treguar policisë nga Agron Xhafaj. Zëri është i Agronit, çoje ku të duash”,- tha Albert Veliu.

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/10156298678999909/

SHKARKO APP