PD: Qeveria po gropos arritjet me Spitalin Ushtarak
Kreu i departamentit të Shëndetësisë në PD, Tritan Shehu e quan hap pas kthimin e ish-Spitalit Ushtarak në varësi të Mbrojtjes. Në një reagim për mediat, Shehu akuzon qeverinë se me këtë vendim po gropos çfare është arritur ndër vite. “Një vendim i tillë po pregatitet për arsye që nuk kanë asgjë të përbashkët me sistemin tonë spitalor, cilësinë e mjekimit të të sëmurëve, qofshin civile apo ushtarakë këta; perkundrazi duke e dëmtuar këtë”, thotë ai.
"Ky eshte nje veprim i gabuar, qe bije ndesh me zhvillimet pozitive ne vite te asaj qendre mjekuese e univeristare, me vete linjat e sistemit tone spitalor.
Pa asnje dyshim ky eshte nje hap mbrapa ne kete drejtim.
Eshte nje nderprerje e nje zhvillimi pozitiv prej 1993, ne momentin kur ajo Qender dhe Spital po marrin nje forme te kenaqeshme, kur atje u krijua nje tradite universitare dhe lider ne fushen e traumes per vendin tone.
Pikerisht atehere kur atje do te investohen 5 milion E nga Qeveria Italise etj, Qeveria jone kerkon te “gropose” ate cfare eshte arritur ne nje rruge zhvilluese te gjate.
Dhe kjo behet pa asnje konsulte me specialistet e fushes, ne fakt dhe ndesh me vete strategjine e Ministrise se Shendetesise.
Nje vendim i tille po pregatitet per aresye qe nuk kane asgje te perbashket me sistemin tone spialor, cilesine e mjekimit te te semureve, qofshin civile apo ushtarake keta; perkundrazi duke e demtuar kete.
Ky kalim ne vartesi te Ministrise se Mbrojtjes vecse do te kete pasoja negative, per ate institucion e sistemin tone spialor:
Kjo sepse ajo Ministri nuk i ka kapacitet teknike per nje ndermarje te tille.
Sepse keshtu ky spital largohet nga rruga e autonomise, se kalimit tek spitali ndermarje e nga lidhja me sistemin sigurativ.
Dobesohen maredheniet e tij me sistemin universitar, devijohet nga objektivat kombetare qe ka, demtohet edhe projekti i “Sherbimit Kombetar te Urgjences”.
Ky spital i sherben teresisht popullesise civile dhe duke u zhvilluar ne kete menyre se bashku me Spitalin “Shefqet Ndroqi”, do te bejne te mundur jo vetem permiresimin e cilesise se sherbimit, por dhe mundesine e ridimensionimit QSUT.
Kjo bije ndesh dhe me politikat e reja te shume vendeve te tjera te NATO-s ndaj spitaleve te tyre ushtarake, qe vecse po i reduktojne keta.
Ne fakt sistemi yne publik ka domosdoshmeri tashme organizimin e nje qendre te dyte traume prane QSUT apo Spitalit te Durresit, dhe jo largimin e ekzistueses", deklaroi Shehu.